Përdoreni iTunes për të sinkronizuar librat dhe PDF-të tuaja mes iPhone dhe kompjuterit tuaj dhe për të blerë libra nga iTunes Store. Kur iPhone është i lidhur me kompjuterin tuaj, paneli Books ju lejon të përzgjidhni objektet për sinkronizim. Ju mund të gjeni libra dhe PDF ePub pa DRM në ueb dhe t'i shtoni ato në bibliotekën tuaj iTunes.
Sinkronizimi i një libri ose PDF në iPhone: Në iTunes në kompjuterin tuaj, zgjidhni File > Add to Library dhe përzgjidhni skedarin. Më pas sinkronizoni.
Shtimi i një libri ose PDF-je te iBooks pa sinkronizuar: Nëse libri ose PDF-ja është tepër e madhe, dërgojani vetes me email nga kompjuteri juaj. Hapni mesazhin e emailit në iPhone, më pas prekni dhe mbani prekur bashkëngjitjen dhe zgjidhni “Open in iBooks”.