Veçoria LED Flash for Alerts

Nëse nuk arrini të dëgjoni tingujt që sinjalizojnë telefonatat hyrëse dhe sinjalizime të tjera, ju mund të bëni që iPhone të pulsojë dritën e tij LED (pranë lentes së kamerës në pjesën e pasme të iPhone. Kjo funksionon vetëm kur iPhone është i kyçur ose në gjendje të fjetur. E disponueshme për iPhone 4 ose version më të ri.