Pamje e shpejtë

Ekrani i Voice Memo me pamjen e mikrofonit. Përgjatë fundit të ekranit nga e majta në të djathtë ndodhen: butoni Record, matësi i nivelit audio, si dhe butoni që shfaq listën e memove zanore.

Regjistrimet duke përdorur mikrofonin e integruar janë mono, por ju mund të regjistroni stereo duke përdorur një mikrofon të jashtëm stereo që funksionon me folenë e kufjes së iPhone ose me bashkuesin Lightning (iPhone 5) ose platformën e lidhjes me 30 kunja (modelet e mëparshme të iPhone). Kërkoni aksesorë me shenjën e Apple "Made for iPhone" ose me logon “Works with iPhone”.

Ekran tregon listën e memove zanore. Shiriti i titullit në krye tregon "Voice Memos", me butonin Done në të djathtë. Poshtë saj është lista e memove zanore. Në të majtë të secilit element janë emri, data dhe koha e memos. Në të djathtë është kohëzgjatja e memos dhe butoni More Info. Memoja e zgjedhur ka një buton luajtjeje në të majtë në fund. Pas listës është shiriti i kohëmatjes. Në pjesën e poshtme të ekranit janë butonat Share dhe Delete.