iPhone përfshin këto veçori të Accessibility:
Veçoria VoiceOver
Kalimi i audios për thirrjet
Asistentja zanore Siri
Zmadhimi
Veçoria Large Text
Veçoria Invert Colors
Veçoria Speak Selection
Veçoria Speak Auto-text
Veçoria Mono Audio dhe balanca
Aparatet e dëgjimit dhe modaliteti Hearing Aid
Meloditë individuale dhe dridhjet
Veçoria LED Flash for Alerts
Veçoria Guided Access
Veçoria AssistiveTouch
Mbështetja për afishim me karaktere Braille
Luajtja sërish e përmbajtjes me titra të mbyllura
Aktivizimi i veçorive të aksesueshmërisë duke përdorur iPhone: Shkoni te Settings > General > Accessibility.
Aktivizimi i veçorive të aksesueshmërisë duke përdorur iTunes: Lidhni iPhone me kompjuterin tuaj dhe zgjidhni “iPhone” në listën e pajisjeve të iTunes. Klikoni Summary, më pas Configure Universal Access në fund të ekranit Summary.
Për më shumë informacion rreth veçorive të aksesueshmërisë së iPhone, vizitoni faqen e internetit www.apple.com/accessibility.
Large Text mund të aktivizohet ose të çaktivizohet vetëm në cilësimet e iPhone. Shikoni Veçoria Large Text.