Veçoria Zoom

Shumë aplikacione ju lejojnë të zmadhoni ose të zvogëloni artikuj specifikë. Për shembull, ju mund të prekni dy herë ose të bashkoni gishtat për të zgjeruar kolonat e faqes së internetit te Safari. Por, ka edhe një veçori të aksesueshmërisë së Zoom që ju lejon të zmadhoni të gjithë ekranin e një aplikacioni që përdorni. Dhe, Zoom mund ta përdorni së bashku me VoiceOver.

Ndërkohë që përdorni zmadhimin me një tastierë Apple me valë (shikoni Tastiera Apple me valë), imazhi në ekran ndjek pikën e futjes, duke e mbajtur atë në qendër të ekranit.