
Konfigurimi i kartës suaj My Info: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars dhe më pas prekni My Info dhe zgjidhni kartën e kontaktit me emrin tuaj dhe informacionin. Karta My Info përdoret nga Siri dhe aplikacione të tjera. Përdorni fushat e personave të afërm për të përcaktuar marrëdhëniet që doni të dijë Siri, në mënyrë që të mund të thoni gjëra të tilla si “call my sister”.
Kërkimi i kontakteve: Prekni fushën e kërkimit në krye të listës së kontakteve dhe futni kërkimin tuaj. Gjithashtu mund t'i kërkoni kontaktet tuaja nga ekrani Home. Shikoni Kërkimi.
Ndarja e një kontakti: Prekni një kontakt dhe më pas prekni Share Contact. Ju mund të dërgoni informacionin e kontakti me email ose mesazh.
Shtimi i një kontakti: Prekni
. Ju nuk mund të shtoni kontaktet te një direktori që vetëm po e shikoni, si p.sh. një Listë Globale Adresash të Microsoft Exchange.
Shtimi i një kontakti në listën tuaj të Favourites: Prekni një kontakt, më pas lëvizni poshtë dhe prekni butonin Add to Favorites. Lista Favorites përdoret nga Do Not Disturb. Shikoni Do Not Disturb dhe njoftimet.
Shtimi i një numri telefoni te Contacts kur telefononi: Te Phone, prekni Keypad, futni një numër, pastaj prekni
. Prekni Create New Contact ose prekni “Add to Existing Contact” dhe zgjidhni një kontakt.
Shtimi i një telefonuesi që keni folur së fundmi te Contacts: Te Phone, prekni Recents dhe pastaj prekni
ngjitur me numrin. Më pas prekni Create New Contact ose prekni “Add to Existing Contact” dhe zgjidhni një kontakt.
Heqja e një kontakti: Zgjidhni një kontakt. më pas prekni Edit. Uluni poshtë dhe prekni Delete Contact.
Redaktimi i një kontakti: Zgjidhni një kontakt dhe pastaj prekni Edit. Ju mund të:
Shtimi i një fushe të re: Prekni
dhe më pas zgjidhni ose futni një etiketë për fushën.
Ndryshimi i një etikete fushe: Prekni etiketën dhe zgjidhni një tjetër. Për të shtuar një fushë të re, prekni Add Custom Label.
Ndryshimi i ziles së celularit ose ziles së sms-së për kontaktin: Prekni fushën e ziles së celularit ose sms-së dhe më pas zgjidhni një tingull të ri. Për të ndryshuar zilen e parazgjedhur për kontaktet, shkoni te Settings > Sounds.
Ndryshimi i mënyrës së dridhjes së iPhone për thirrjet ose mesazhet nga kontakti: Prekni fushën e dridhjes së ziles së celularit ose sms-së dhe më pas zgjidhni një motiv dridhjeje. Nëse nuk shihni fushën e dridhjes, prekni Edit dhe shtojeni. Për informacion mbi krijimin e motiveve të paracaktuara të dridhjes, shikoni Sounds.
Caktimi i fotoje te kontakti: Prekni Add Photo. Ju mund të bëni foto me kamera ose të përdorni një foto ekzistuese.
Përditësimi i informacionit të kontaktit duke përdorur Twitter: Shkoni te Settings > Twitter > Update Contacts. Kontaktet përputhen duke përdorur adresat e emailit. Për shokët që ndiqni, karta e tyre e kontaktit përditësohet me emrin e përdoruesit dhe fotografinë e tyre të Twitter.
Përditësimi i informacionit të kontaktit duke përdorur Facebook: Shkoni te Settings > Facebook > Update Contacts. Kontaktet përputhen duke përdorur adresat e emailit. Për çdo përputhje në listën e shokëve, karta e tyre e kontaktit përditësohet me emrin e përdoruesit dhe fotografinë e tyre të Facebook.
Futja e një pauze në një numër telefoni: Prekni
dhe më pas prekni Pause ose Wait. Secila pauzë zgjat dy sekonda. Secila pritje ndalon thirrjen derisa të prekni sërish Dial. Përdorni këto për të automatizuar thirrjen e një prefiksi ose kodi, për shembull.