Privacy

Cilësimet e Privacy ju lejojnë të shikoni dhe kontrolloni se cilat aplikacione dhe shërbime sistemi kanë akses në Location Services dhe te kontaktet, kalendarët, kujtuesit dhe fotot.

Location Services u mundëson aplikacioneve si Reminders, Maps dhe Camera të mbledhin dhe të përdorin të dhëna që tregojnë vendndodhjen tuaj. Vendndodhja juaj e përafërt përcaktohet duke përdorur informacionin e të dhënave të rrjetit celular, rrjetet lokale Wi-Fi (nëse keni aktivizuar Wi-Fi) dhe GPS (mund të mos disponohet në të gjitha zonat). Të dhënat e vendndodhjes që mblidhen nga Apple nuk mblidhen në formë të atillë që do t'ju identifikonte personalisht. Kur një aplikacion është duke përdorur Location Services, ikona e Location Services shfaqet në shiritin e gjendjes.

Ju mund të çaktivizoni aksesin për secilin aplikacion në secilën kategori informacioni. Rishikoni kushtet dhe politikën e privatësisë për secilin aplikacion të palëve të treta për të kuptuar se si ai i përdor të dhënat që kërkon.