Ndarja e memove zanore me kompjuterin tuaj

Ju mund të sinkronizoni memo zanore me bibliotekën parësore iTunes në kompjuterin tuaj, më pas mund të dëgjoni memot në kompjuter ose mund t'i sinkronizoni ato me një tjetër iPhone ose iPod touch.

Kur hiqni një memo të sinkronizuar nga iTunes, ajo qëndron në pajisjen ku është regjistruar, por hiqet nga çdo iPhone ose iPod touch tjetër që keni sinkronizuar. Nëse fshini një memo të sinkronizuar në iPhone, ajo kopjohet sërish në iPhone herën tjetër që sinkronizoni me iTunes, por nuk mund ta sinkronizoni atë kopje sërish në iTunes për herë të dytë.

Memot zanore të sinkronizuara nga iPhone me kompjuterin tuaj shfaqen në listën e Music dhe në listën e Voice Memos në iTunes. Memot e sinkronizuara nga kompjuteri juaj shfaqen në aplikacionin Voice Memos në iPhone, por jo në aplikacionin Music.