Pamja, ndarja dhe printimi

Fotot dhe videot që merrni me Camera ruhen në albumin tuaj Camera Roll. Nëse keni të aktivizuar Photo Stream, te albumi juaj Photo Stream shfaqen edhe foto të reja dhe transmetohen në të gjitha pajisjet e tjera iOS dhe kompjuterët. Shikoni Photo Stream.

Nëse fotot ose videot i hiqni nga iPhone kur i ngarkoni në kompjuter, ato hiqen dhe nga albumi juaj Camera Roll. Ju mund të përdorni panelin e cilësimeve të Photos në iTunes për të sinkronizuar fotot dhe videot (videot mund të sinkronizohen vetëm me Mac) me aplikacionin Photos në iPhone. Shikoni Sinkronizimi me iTunes.