Për të hapur me shpejtësi Camera kur iPhone është i bllokuar, rrëshqitni
lart.

Me iPhone, mund të bëni si fotografi ashtu edhe video. Përveç kamerës iSight në pjesën e pasme, në pjesën e përparme është një kamera FaceTime për thirrjet FaceTime dhe autoportrete. Një blic me LED në pjesën e pasme ju jep dritë shtesë kur ju nevojitet.

Një drejtkëndësh shfaqet shkurtimisht aty ku është fokusuar kamera si dhe cilëson ekspozimin. Kur fotografoni njerëz me iPhone 4S ose version më i ri, iPhone përdor dallimin e fytyrave për t'u fokusuar automatikisht dhe për të balancuar ekspozimin për deri në 10 fytyra. Një drejtkëndësh shfaqet në çdo fytyrë të dalluar.
Shkrepja e fotos: Prekni
ose shtypni një nga butonat e volumit.
Zmadhimi ose zvogëlimi: Bashkoni gishtat në ekran (vetëm kamera iSight).
Nxjerrja e një fotoje panoramike (iPhone 4S ose version i mëvonshëm): Prekni Options, pastaj prekni Panorama. Drejtojeni iPhone aty ku dëshironi të fillojë, më pas prekni
. Panoramoni ngadalë në drejtimin e shigjetës, duke e mbajtur iPhone në lëvizje të njëtrajtshme. Përpiquni ta mbani krahun direkt në krye të vijës horizontale. Kur të mbaroni, prekni Done.
Kthimi i kundërt i drejtimit të panoramimit: Prekni shigjetën.
Regjistrimi i videos: Kaloni në
dhe më pas prekni
ose shtypni një nga butonat e volumit për të nisur ose ndaluar regjistrimin.
Nxjerrja e një fotografie gjatë regjistrimit: Prekni
.
Kur nxirrni foto ose kur nisni regjistrim video, iPhone lëshon një tingull shkrepjeje. Ju mund të kontrolloni volumin me butonat e volumit ose të bllokoni zërin duke përdorur çelësin Zile/Heshtje.
Shënim: Në disa vende vendosja në heshtje e iPhone nuk pengon tingullin e diafragmës.
Nëse është aktivizuar Location Services, fotot dhe videot lidhen me të dhënat e vendndodhjes që mund të përdoren nga aplikacione të tjera dhe uebsajte për ndarjen e fotove. Shikoni Privacy.
Vendosja e fokusit dhe ekspozimit
Vendosja e fokusit dhe ekspozimit për fotografinë tjetër: Prekni objektin në ekran. Dallimi i fytyrave është çaktivizuar përkohësisht.
Bllokimi i fokusit dhe ekspozimit: Prekni ekranin dhe mbajeni prekur derisa të pulsojë drejtkëndëshi. Në fund të ekranit shfaqet AE/AF Lock dhe fokusi dhe ekspozimi mbeten të kyçura deri kur ju prekni sërish ekranin.
Shkrepja e pamjeve të ekranit: Shtypni dhe lëshoni butonin Gjumë/Zgjim dhe butonin Home
në të njëjtën kohë. Pamja e ekranit i shtohet albumit tuaj Camera Roll.