Kur nuk e përdorni iPhone, mund ta bllokoni për të fikur ekranin dhe për të kursyer baterinë.
Bllokimi i iPhone: Shtypni butonin Gjumë/Zgjim.
Kur iPhone është i bllokuar, nuk ndodh asgjë nëse prekni ekranin. iPhone mund të vazhdojë të marrë thirrje, mesazhe me tekst dhe përditësime të tjera. Mund gjithashtu të:
Dëgjoni muzikë
Rregulloni volumin
Përdorni kufjet për t'iu përgjigjur një telefonate ose për të dëgjuar muzikë

Zhbllokimi i iPhone: Shtypni butonin Gjumë/Zgjim ose butonin Home
, më pas zvarritni rrëshqitësin.
Fikja e iPhone: Shtypni dhe mbani shtypur butonin Gjumë/Zgjim derisa të shfaqet rrëshqitësi i kuq, më pas zvarrisni rrëshqitësin.
Ndezja e iPhone: Shtypni dhe mbani shtypur butonin Gjumë/Zgjim derisa të shfaqet logoja e Apple.
Hapja e Camera kur iPhone është i bllokuar: Shtypni butonin Gjumë/Zgjim ose butonin Home
, më pas zvarritni lart
.
iPhone bllokohet automatikisht nëse nuk e prekni ekranin për afro një minutë.
Rregullimi i kohës së bllokimit automatik ose çaktivizimi i saj: Shikoni Auto-Lock.
Kërkesa për kod kalimi për të zhbllokuar iPhone: Shikoni Passcode Lock.