Informacion i rëndësishëm për sigurinë

PARALAJMËRIM:  Moszbatimi i këtyre udhëzimeve të sigurisë mund të rezultojë në zjarr, goditje elektrike ose lëndime të tjera ose mund të dëmtojë iPhone ose prona të tjera. Lexoni të gjithë informacionin e sigurisë më poshtë përpara se të përdorni iPhone.

Përdorimi  Përdoreni iPhone me kujdes. Ai është i përbërë prej metali, xhami dhe plastike dhe ka komponentë të ndjeshëm elektronikë brenda. iPhone mund të dëmtohet nëse rrëzohet, digjet, shpohet ose shtypet ose nëse hyn në kontakt me lëngjet. Mos e përdorni një iPhone të dëmtuar, si p.sh. me ekran të krisur, duke qenë se mund të shkaktojë lëndime. Nëse shqetësoheni për gërvishtjet, mund të përdorni një mbështjellëse.

Riparimi  Mos e hapni iPhone dhe mos u përpiqni ta riparoni iPhone vetë. Çmontimi i iPhone mund t'ju shkaktojë juve lëndime ose dëmtim te iPhone. Nëse iPhone është i dëmtuar, ka keqfunksionon ose bie në kontakt me lëngjet, kontaktoni Apple ose një ofrues të shërbimit të autorizuar nga Apple. Mbi shërbimin mund të gjeni më shumë informacion në www.apple.com/support/iphone/service/faq.

Bateria  Mos u përpiqni të zëvendësoni vetë baterinë e iPhone—ju mund të dëmtoni baterinë, e cila mund të shkaktojë mbinxehje dhe lëndime. Bateria me jone litiumi në iPhone duhet të zëvendësohet vetëm nga Apple ose një ofrues shërbimi i autorizuar nga Apple dhe duhet të riciklohet ose hidhet veçmas nga mbeturinat shtëpiake. Mos e digjni baterinë. Për informacion mbi riciklimin dhe zëvendësimin e baterisë, shkoni te www.apple.com/batteries.

Shpërqendrimi  Përdorimi i iPhone në disa rrethana mund t'ju shpërqendrojë dhe mund të shkaktojë një situatë të rrezikshme. Zbatoni rregullat që ndalojnë ose kufizojnë përdorimin e telefonave celularë ose kufjeve (për shembull, shmangni dërgimin e mesazheve me tekst kur drejtoni një automjet ose përdorimin e kufjeve kur jeni në biçikletë).

Navigimi  Aplikacionet Maps, ato të drejtimeve, Flyover dhe ato të bazuara te vendndodhja varen nga shërbimet e të dhënave. Këto shërbime të dhënash janë subjekt ndryshimi dhe mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha zonat, duke bërë që hartat, Flyover ose informacioni i bazuar te vendndodhja të mos jetë i disponueshëm, të jetë i pasaktë ose jo i plotë. Krahasojeni informacionin e ofruar në iPhone me rrethinat ku ndodheni dhe respektoni shenjat e vendosura për të zgjidhur çdo mospërputhje. Disa veçori të Maps kërkojnë Location Services. Shikoni Privacy. Përdorni logjikën kur navigoni.

Charging  Karikojeni iPhone me kabllon e përfshirë USB dhe përshtatësin e rrymës ose me kabllo dhe përshtatës rryme “Made for iPhone” të palëve të treta që janë të përputhshme me USB 2.0 ose përshtatës rryme të përputhshëm me një ose më shumë nga standardet e mëposhtme EN 301489-34, IEC 62684, YD/T 1591-2009, CNS 15285, ITU L.1000, ose standard tjetër ndër-funksionimi për përshtatës rryme për telefona celularë. Për të lidhur iPhone me disa përshtatës rryme të përputhshëm mund të nevojitet një përshtatës mikro USB për iPhone (i disponueshëm veçmas në disa zona) ose përshtatës të tjerë. Përdorimi i kabllove ose karikuesve të dëmtuar ose karikimi aty ku ka lagështirë mund të shkaktojë goditje elektrike. Kur përdorni një adaptues rryme Apple me USB për të karikuar iPhone, sigurohuni që fisha ose kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë të jetë futur plotësisht në adaptues përpara se ta futni në prizën e rrymës. Adaptuesit e rrymës mund të ngrohen gjatë përdorimit normal dhe kontakti i zgjatur mund të shkaktojë lëndime. Gjithmonë lejoni ajrosje të mjaftueshme rreth adaptuesve të rrymës kur i përdorni ato.

Shënim:  Të përputhshme janë vetëm përshtatës rryme mikro USB në rajone të caktuara që përputhen me standardet e aplikueshme të ndër-funksionimit të përshtatësve të rrymës për telefonë. Ju lutemi kontaktoni me prodhuesin e përshtatësit të rrymës për të zbuluar nëse përshtatësi juaj i rrymës mikro USB përputhet me këto standarde.

Humbja e dëgjimit  Dëgjimi i tingujve me volume të larta mund të shkaktojë dëmtime të dëgjimit. Zhurma në sfond, si edhe ekspozimi i vazhdueshëm në nivele me volume të larta, mund të bëjë që tingujt që duken me volum më të ulët sesa janë aktualisht. Ndizni audion dhe kontrolloni volumin përpara se të futni diçka në vesh. Për më shumë informacion mbi humbjen e dëgjimit, shikoni www.apple.com/sound. Për informacion mbi mënyrën e vendosjes së limitit të volumit maksimal në iPhone, shikoni Cilësime e Music.

PARALAJMËRIM:  Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit, mos dëgjoni me nivele të larta volumi për periudha të gjata kohe.

Kufjet Apple  Kufjet e shitura me iPhone 4S ose version i mëvonshëm në Kinë (të identifikueshme nga unazat e errëta izoluese në fishë) janë të përcaktuara që të përputhen me standardet kineze dhe janë të pajtueshme me iPhone 4S ose version i mëvonshëm, iPad 2 pse version i mëvonshëm, dhe iPod touch 5th generation. Përdorni vetëm kufje të përputhshme me pajisjen tuaj.

Sinjalet radio  iPhone përdor sinjale radio për t'u lidhur me rrjetet me valë. Për informacion mbi sasinë e rrymës së përdorur për të transmetuar këto sinjale si dhe për hapat që mund të merrni për të minimizuar ekspozimin, shikoni Settings > General > About > Legal > RF Exposure.

Interferenca e radio frekuencave  Zbatoni shenjat dhe njoftimet që ndalojnë ose kufizojnë përdorimin e telefonave celularë (për shembull në spitale ose zona ku kryhen shpërthime). Megjithëse iPhone është i projektuar, testuar dhe prodhuar për t'u pajtuar me rregulloret që drejtojnë emetimet e radio frekuencave, emetimet të tilla nga iPhone mund të ndikojnë negativisht funksionimin e pajisjeve të tjera elektronike, duke u shkaktuar atyre keqfunksionim. Fikni iPhone ose përdorni Airplane Mode për të çaktivizuar transmetimet me valë të iPhone kur përdorimi ndalohet, si p.sh. gjatë udhëtimit me avion ose kur kjo gjë kërkohet nga autoritetet.

Pajisjet mjekësore  iPhone përmban pajisje radio që emetojnë fusha elektromagnetike. Këto fusha elektromagnetike mund të ndërhyjnë me stimuluesit kardiakë ose pajisjet e tjera mjekësore. Nëse mbani një stimulues kardiak, mbani të paktën një distancë prej 6 inç (rreth 15 cm) mes stimuluesit dhe iPhone. Nëse dyshoni se iPhone është duke ndërhyrë me stimuluesin kardiak ose pajisje të tjera mjekësore, ndaloni përdorimin e iPhone dhe konsultohuni me mjekun tuaj për informacion specifik për pajisjen tuaj mjekësore. iPhone ka magnete në fund të tij, edhe kufjet e përfshira kanë magnete në pjesët që vendosen në vesh, të cilët mund të ndërhyjnë me stimuluesit kardiakë, defibrilatorët dhe pajisjet e tjera mjekësore. Mbani të paktën 6 inç (rreth 15 cm) distancë mes stimulatorit kardiak ose defibrilatorit dhe iPhone ose pjesëve të kufjeve që vendosen në vesh.

Problemet mjekësore  Nëse keni ndonjë problem tjetër mjekësor që besoni se do të ndikohej nga iPhone (për shembull, kriza epileptike, bllokim truri, lodhje sysh ose dhimbje koke), konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni iPhone.

Atmosferat shpërthyese  Mos e karikoni ose përdorni iPhone në zona ku ka atmosfera të mundshme shpërthyese, si p.sh. në një zonë furnizimi me karburant ose në zona ku ajri përmban kimikate ose grimca (si p.sh. miell, pluhura ose metale pluhur). Zbatoni të gjitha shenjat dhe udhëzimet.

Lëvizjet e përsëritura  Kur kryeni aktivitetet të përsëritura si p.sh. shkrim ose luajtje lojërash në iPhone, mund të keni shqetësime të herëpashershme në duar, krahë, kyçe, shpatulla, qafë ose pjesë të tjera të trupit. Nëse keni shqetësime të tilla, ndaloni përdorimin e iPhone dhe konsultohuni me një mjek.

Aktivitetet me pasoja të larta  Kjo pajisje nuk është për prodhuar për përdorim aty ku defektet e pajisjes mund të çojnë në vdekje, lëndime personale ose dëmtim të rëndë mjedisor.

Rreziku i mbytjes  Disa aksesorë të iPhone mund të përbëjnë rrezik mbytjeje për fëmijët e vegjël. Mbajini këto aksesorë larg fëmijëve të vegjël.