Përveç shtimit të kontakteve, ju mund të kryeni veprimet e mëposhtme:
Përdorimi i kontakteve në iCloud: Shkoni te Settings > iCloud, më pak aktivizoni Contacts.
Importimi i shokëve të Facebook: Shkoni te Settings > Facebook, më pas aktivizoni Contacts te lista “Allow These Apps to Use Your Accounts”. Kjo krijon një grup Facebook te Contacts.
Aksesimi i një Liste Globale Adresash të Microsoft Exchange: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars, më pas prekni llogarinë tuaj Exchange dhe aktivizoni Contacts.
Konfiguroni një llogari LDAP ose CardDAV për të aksesuar direktoritë e bizneseve ose shkollave: Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars > Add Account > Other. Më pas prekni “Add LDAP Account” ose “Add CardDAV Account” dhe futni informacionin e llogarisë.
Sinkronizimi i kontakteve nga kompjuteri juaj, Yahoo! ose Google: Te iTunes në kompjuterin tuaj, aktivizoni sinkronizimin e kontakteve, aktivizoni sinkronizimin e kontakteve në panelin informativ të pajisjes. Për informacion, shikoni iTunes Help.
Importimi i kontakteve nga karta SIM (GSM): Shkoni te Settings > Mail, Contacts, Calendars > Import SIM Contacts.
Importimi i kontakteve nga një vCard: Prekni një bashkëngjitje .vcf në një email ose mesazh ose në një faqe uebi.
Kërkimi në një server GAL, CardDAV ose LDAP: Prekni Groups, prekni direktorinë që dëshironi të kërkoni, pastaj futni kërkimin tuaj.
Ruajtja e informacionit të kontaktit nga një server GAL, LDAP ose CardDAV: Kërkoni kontaktin që dëshironi të shtoni dhe më pas prekni Add Contact.
Shfaqja ose fshehja e një grupi: Prekni Groups, pastaj zgjidhni grupet që dëshironi të shikoni. Ky buton shfaqet vetëm nëse keni më shumë se një burim kontaktesh.
Kur keni kontakte nga disa burime, mund të keni disa hyrje për të njëjtin person. Në mënyrë që kontaktet e tepërta të mos shfaqen në listën All Contacts, kontaktet nga burime të ndryshme që kanë të njëjtin emër lidhen me njëri-tjetrin dhe afishohen si një kontakt i unifikuar. Kur ju shikoni një kontakt të unifikuar, titulli Unified Info shfaqet në krye të ekranit.
Lidhja e një kontakti: Redaktoni një kontakt, prekni Edit, më pas prekni Link Contact dhe zgjidhni hyrjen e kontaktit me të cilën do ta lidhni.
Kontaktet e lidhur nuk bashkohen me njëri-tjetrin. Nëse ndryshoni ose shtoni informacionin në një kontakt të unifikuar, ndryshimet kopjohen në çdo llogari burim ku informacioni ekziston tashmë.
Nëse i lidhni kontaktet me emra ose mbiemra të ndryshëm, emrat në kartat individuale nuk do të ndryshojnë, por në kartën e unifikuar shfaqet vetëm një emër. Për të zgjedhur se cili emër duhet të shfaqet kur shikoni kartën e unifikuar, prekni Edit, prekni kartën e lidhur me emrin që preferoni dhe pastaj prekni Use This Name For Unified Card.
Shikimi i informacionit të kontaktit nga një llogari burim: Prekni një nga llogaritë burim të informacionit.
Ndarja e lidhjes së një kontakti: Prekni Edit, prekni
dhe pastaj prekni Unlink.